Djali i legjendës së boksit, Muhamed Ali, është përfshirë në debatin se kush do ta fitonte përballjen reale të peshave të rënda midis babait të tij dhe Mike Tysonit.

Një turne i simulatorëve virtualë ka ngjallur të ndezura rreth “yjeve” të boksit në epoka të ndryshme, nëse do të kishin patur mundës të përballeshin në ring.

Në turneun virtual të organizuar nga “World Boxing Super Series”, Mike Tyson mposhti George Foremanin në gjysmëfinale për të takuar Muhamed Aliun në finalen e madhe.

Fitorja në përplasjen vendimtare iu dha “Mike-ut të Hekurt” me vendim unanim me pikë të gjyqtarëve.

Më i madhi nga nëntë fëmijët e Aliut, Muhamed Ali Jr, mendon se nuk ka dyshim se babai i tij do ta kishte mposhtur Tyson në një dyluftim real.

“Babai im do ta kishte marrë me shkelma në prapanicë. Tyson nuk mund të shkonte larg, nuk do të mund të rezistonte pesëmbëdhjetë raunde. Ai nuk është boksier, po një luftëtar rruge. Ai është një artist i nokautit, por nuk do t’ia dilte me babanë tim”.

Lexo po ashtu:  Duka zbulon gënjeshtrat e Ramës: Për vizitën e Kurtit në stadium ishte lajmëruar protokolli

Pasi dëgjoi rezultatin finales së simuluar, Tyson e pranoi se ai nuk do të kishte fituar përballë heroit të tij, nëse do të ishin takuar në ring.

“Nuk do ta fitoja luftën e vërtetë. Aliu është boksieri më i madh i të gjitha kohërave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *