Dy infermiere kanë dal pozitiv me koronavirus gjatë ditës së djeshme.

Një infermiere nga Rahoveci e cila punon në një spital privat në Prishtinë, është rasti i parë me koronavirus në komunën e Rahovecit.

Lajmin për këtë rast e ka dhën dje vet kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Ju informoj se personi i infektuar nga fshati Kramovik, është infermiere e cila aktualisht punon në nje Spital privat në Prishtinë”, ka thënë Latifi.

Infermjera e dytë e cila ka dal pozitive me koronavirus është nga Klina, e cila po ashtu punon në një spital privat në Prishtinë.

Mbrëmë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronavirus duke quar numrin e përgjithshëm në 362 të infektuar.

Lexo po ashtu:  Sulmohet gazetari i RTK’së Altin Ahmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *