Shqiponja është një nga simbolet më të vjetra që ka njohur njerëzimi. Grekët dhe Persianët e shenjtëruan atë me diellin, si simbol i lartësimit dhe i shpirtit i shoqëruar me Perëndinë supreme të qiellit, duke përfaqësuar  parimin shpirtërorë. Për grekët shqiponja ishte emblema  e Zeusit. Druidët e konsideronin atë si simbol i të Gjithëpushtetëshmit i cili vështron nga gjëndjet më të larta shpirtërore.

Shqiponja është nje shpend i ditës jeta e të cilit është lidhur me dritën dhe me elementin e zjarrit dhe të ujit. Shqiponja karakterizohet me guximin që ka në fluturim, shpejtësinë dhe familjaritetin që ka me bubullimen dhe vetëtimën, të cilat janë atributet e perëndive të krijimit. Shqiponja gjithashtu përfaqëson fisnikërinë e trashëguar, fuqinë dhe luftën. Si luani në tokë, Shqiponja është mbreti i qiellit. Si nje shpend ndërmarrës, fluturon nga një botë në tjetrën dhe ripërtërihet për të udhëhequr shpirtrat.

Që në kohët parahistorike, është një simbol i përbashkët i fortësisë dhe fuqisë. I përhapur tek Kristianët në kohën e kryqëzatave, është përfshirë në gëzofet e perandorëve dhe mbretërve të europës si emblemë, për shkak të rëndësisë që gëzon. Shqiponja me dy-krerë ose dy-koka është një fuqizim i simbolit dhe një dyfishim i fuqive të saj.

Lexo po ashtu:  Gjeografi francez më 1876: Nuk ekziston një popull modern ku të dhënat ushtarake ofrojnë aq shumë shembuj mahnitës të trimërisë sesa ato të shqiptarëve.

Ne bibël, Shqiponja është shoqëruar me Shën Gjonin,  Ungjillorin për shkak të kuptimit të tij të drejtë per dritën frymëzuese të intelektit.

Ne Indinë e lashtë, Garunda, nje shpend i madh mitik, nje shpend diellor, përmendet në Ramajana si kali i Vishnusë, Vishnu duke qënë i dyti i trinisë së shenjtë indiane e përbërë nga Brahma, Vishnu dhe Shiva.

Në Rome, Shqiponja qëndron mbi skeptrin e Jupiterit dhe e bën vullnetin e tij te ditur kundrejt qënieve njerëzore. Nëpër monedha, shfaqet si simboli emblematik i legjioneve dhe i fuqisë së perandorisë.

Në Persi (Iran), simbolizonte fitoren e Persianëve mbi Medean, nga e cila ishte bërë një ogur (shenjë) kur fluturonte mbi fushëbetejë.

Në Meksikë, Shqiponja është një perëndi e vjetër e bimësisë, e shoqëruar me xhaguarin, simbol i forcave telurike (tokësore), nga errësira e botës materiale, kurse perëndia-shpend përfaqëson qiellin dhe dritën, shpirtin hyjnor. I dhuron  fuqinë  e saj Luftëtarëve-Shqiponjë, elita e luftëtarëve Aztekë. Perandori Aztek vishej me pendë shqiponje që gjithashtu zbukuronin fronin ceremonial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *