Çiftet që zakonisht e shohin njëri-tjetrin vetëm në mbrëmje dhe fundjavë, tani janë bashkë gjatë gjithë ditës. Nëse njëri ose të dy janë duke punuar, ose ata aktualisht janë të papunë, kjo gjithsesi krijon zhvendosje sizmike në marrëdhënie. Ama nuk ka pse kjo periudhë të jetë e mërzitshëm për ju dhe partnerin/en tuaj. Këto janë disa mënyra se si mund ta zhvilloni më tej marrëdhënien tuaj këto ditë.
- Gjithmonë lini kohë me njëri-tjetrin për të folur me detaje dhe analizuar me kujdes se çfarë po ndodh, me botën, vendin dhe shtëpinë tuaj. Është e rëndësishme që t’i komunikoni njëri-tjetrit ndjesitë që keni lidhur me situatën.
- Shpërndani mirënjohje karshi partnerit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes gjatë karantinimit. Është e rëndësishme që kur gjithçka po shkon keq, njerëzit tuaj të dashur të kenë një person që ju përçon mirësi.
- Shpenzoni kohë me veten! Ndoshta është e vështirë këto ditë izolimi, por është e rëndësishme t’iu dedikoheni vetes me të njëjtin ritëm që i dedikoheshit më përpara. Pak qetësi dhe relaks asnjëherë s’ka dëmtuar askënd.
- Përzgjidhini një pasion të përbashkët, ose nëse nuk keni, krijojeni një të tillë, në mënyrë që ju dhe parteri juaj të ndiheni njëkohësisht të përmbushur dhe të kaloni kohë produktive me njeri-tjetrin. Kjo do t’iu heqë mendjen nga shumë gjëra negative përrotull.
D.B – SCAN