Wi-Fi është padiskutim një shpikje e rëndësishme e teknologjisë, pasi ka gjetur përdorim të gjerë nga të gjithë ne për të lundruar në internet, pa e pasur nevojën për përdorimin e kabllove. Mirëpo gjithë risitë e teknologjisë kanë qenë në vite objekte diskutimi lidhur me dëmet që shkaktojnë në shëndetin tonë. Kohët e fundit, pa iu shmangur këtij “rregulli”, objekt diskutimi është bërë edhe sinjali i wi-fi për shkak të efekteve të dëmshme në oganizëm.

Është pranuar tashmë, se efektet më të rënda negative të wi-fi vihen re tek fëmijët, ku valët e lëshuara prej sinjalit të ëi-fi mund të dëmtojnë zhvillimin normal qelizor të fëmijëve, sidomos tek të porsalindurit.

Një tjetër efekt negativ është edhe pagjumësia. Sinjali i wi-fi ndikon që ne të mos bëjmë një gjumë të qetë, të trembemi më lehtë gjatë gjumit, si dhe të kemi ulje të nevojës për gjumë duke shfaqur pagjumësinë pas kalimit të njëfarë kohe.

Sinjali i wi-fi ndikon edhe në funksionin e trurit. Ai redukton përqendrimin dhe ulur funksionalitetin e trurit, i cili përgjigjet me ndjesinë e lodhjes dhe paaftësi për të dhënë komandat e duhura për kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Lexo po ashtu:  Cili qumësht vegjetal është më i shëndetshëm?

Sipas teorive të fundit, rrezatimi i lëshuar prej wi-fi ka një ndikim negative edhe në aspektin seksual tek meshkujt, në të cilët ekspozimet e shtuara ndaj rrezatimeve mund të çojnë në vdekje të spermatozoidëve, me pasojë vështirësinë e një shtatzënie të mëvonshme. Kjo ka një rëndësi shumë të madhe për të gjithë ata që kanë interest ë bëhen prindër dhe të krijojnë familje në të ardhmen.

Aspekte të tjera negative përfshijnë stresin, rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe të shumë formave të kancerit.

Por si mund të mbrohemi ndaj gjithë këtyre efekteve negative? Kuptohet që wi-fi ka rëndësinë e vet në jetën tonë të përditshme, por ne duhet të përpiqemi ta kufizojmë përdorimin e tij, si dhe ta fikim modemin gjatë natës. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të mos mbajmë celularin apo pajisje të tjera elektronike, pranë kur përgatitemi për të fjetur. Kjo vlen më shumë për gratë shtatzëna, në të cilat dëmi llogaritet i dyfishtë.

Lexo po ashtu:  Xhenxhefil, karrota, portokalle/ Lëngu magjik për organizëm të fortë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *