Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” mjeku Ardian Fandi.

Ardian Fandi, prej vitesh është mjek në një spital në Londër dhe gjatë fjalës së tij foli në lidhje me situatën aktuale të koronavirusit në Britani. Ai u shpreh se ndryshe nga Britania, masat e marra nga Shqipëria janë të duhurat dhe kjo ka bërë që ne të kemi numër të pakët të të infektuarve dhe vi ktimave.

“Londra ka 3-fishin e popullsisë së Shqipërisë dhe ka 3 mijë vi ktima, ndërsa Shqipëria vetëm 25”, tha mjeku. Më tej ai shtoi: “Ne jemi një vend i varfër dhe u treguam më më shumë të zgjuar se shumë vende të tjera. Ndërsa Anglia është e pasur dhe në këtë rast nuk u treguar e zgjuar”. Ndërkaq, mjeku këshilloi qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë higjenën, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të minimizohet përhapja e virusit.

“Masat këtu janë më të lehta, por masat e buta po tregojnë se si po përhapet sëmundja. Unë po marr shumbull Londërn, e cila është 3-fishi i Shqipërsisë, ju keni bërë një super punë me orën policore (u referohet masave). Po të shikosh sa kanë vdekur në Londër dhe në Shqipëri ka shumë diferencë. Në Londër kanë vd ekur 3 mijë vetë në Shqipëri 25. Anglia është një vend i pasur dhe në këtë situatë nuk u tregua e zgjuar. Ne jemi një vend i varfër dhe u treguam më shumë të zgjuar se shumë vende të tjera.

Lexo po ashtu:  Ndikimi i artit në zhvillimin e fëmijëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *