Procesori i Google që kompania ka filluar ta punojë ka emrin e koduar “Whitechapel” dhe përdorur arkitekturën 5-nanometër të Samsung. Ka 8 bërthama ARM si dhe një çip të dedikuar për machine learning.

Google është gati të ndjekë shembullin e Apple duke dizajnuar jo vetëm softuerin por edhe harduerin e smartfonëve që prodhon.

Axios raportoi se Google do të përdorë procesorët e vet me pajisjet e ardhshme Pixel përfshirë dy telefonët dhe Chromebook-ët gjithashtu.

Përpjekjet e Google për të prodhuar diçka vetë në vend që të mbështetet tek palë të jashtme janë lavdëruar sidomos me sistemin e kamerave dhe softuerët e përdorur.

Por ka përdorur procesorët Qualcomm ndërsa Apple prej vitesh prodhon çipet e veta të njohura si Seritë-A për iPhone dhe synon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Mac.

Procesori i Google që kompania ka filluar ta punojë ka emrin e koduar “Whitechapel” dhe përdorur arkitekturën 5-nanometër të Samsung. Ka 8 bërthama ARM si dhe një çip të dedikuar për machine learning.

Sipas raportimit Google ka marrë dërgesat e para të procesorit por do të duhet të paktën edhe një vit përpara se të ofrohen në telefonët Pixel.

Lexo po ashtu:  “Nervat e grave” nga Dritëro Agolli

Apple nga ana tjetër thuhet se është gati të prodhojë procesorët për Mac bazuar në dizajnët e ARM. Me çipet A kompania ka tejkaluar ekuivalentët e Intel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *