Deodoranti tingëllon si zgjidhja më e mirë e mundshme për të shijuar ndjesinë e freskisë dhe për të evituar djersitjen apo aromën e pakëndshme të saj. Me ndryshimin e kohërave, deodoranti është bërë një pjesë e pazëvendësueshme e regjimit tonë të përditshëm higjenik. Por a e dini se ky produkt gjithashtu ka shumë efekte anësore në lëkurën tonë për të cilat duhet të jemi të ndërgjegjshëm para se të blejmë një të tillë ose ta aplikojmë në lëkurë?

Le të njihemi me disa nga gjërat e rëndësishme që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të mbrojtur nga efektet e dëmshme të deodorantit.

Përdorni një deodorant të një marke të mirë

Në ditët e sotme kompani të ndryshme po shesin deodorant të përzier me gaz, i cili është tepër i dëmshëm. Prandaj, para se të blini një deodorant e cila do t’ju japë një aromë të këndshme, në fillim duhet të studioni kompaninë në të cilin po blini produktin.

Sa shpesh duhet përdorur deodranti?

Përdorni deodorant vetëm 2-3 herë në javë, pasi vetëm në këtë mënyrë, ky produkt nuk do të jetë një rrezik për shëndetin tuaj. Gjëja e parë që dëmtohet janë sytë tuaj. Mund të shkaktojë edhe skuqje të lëkurës e cila më vonë do të rezultojë në kruajtje dhe dhimbje të trupit.

Lexo po ashtu:  Paralajmërimi i ekspertëve: Kujdes nga bishtat e cigareve

Mos aplikoni deodorant në lëkurë të lagur

Asnjëherë mos përdorni një deodorant menjëherë pasi të keni dalë nga dushi, sepse kur përzihet me ujë, nuk është aq i efektshëm sa duhet. Duhet të përdoret vetëm pasi lëkura të thahet mirë, në mënyrë që lëkura juaj të mund ta thithë atë siç duhet dhe të ruajë aromën e saj.

Mos aplikoni deodorant tek rrobat

Shumë njerëz pëlqejnë të aplikojnë deodorant dhe  tek rrobat e tyre, duke menduar se aroma do të qëndrojë më gjatë në këtë formë. Por për të arritur një rezultat të tillë, deodoranti duhet aplikuar direkt në lëkurë, në mënyrë që të ruajë lagështinë për një kohë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *