Ndikimi malinj në Ballkan është çështje perspektive. Perëndimi deklaron se Rusia, apo palë të tjera rivale të tij, përfaqësojnë ndikimin malinj, ndërkohë që qasjet ndryshe nuk mungojnë.
Kreu i Presidencës boshnjake, Milorad Dodik ka deklaruar se ndikimi malinj në Ballka ka ardhur përgjithësisht nga qasjet antiserbe, artikuluar kryesisht nga britanikët. 

Shumë nga gjërat e këqija që kanë ndodhur këtu në shekujt e fundit kanë qenë të lidhura me influencën malinje antiserbe, kryeisisht nga britanikët që përpiqen vazhdimisht të ulin ndikimin e serbëve si populli më i madh në Ballkan. Të gjitha këto akuza kundër Moskës janë në funksion të hyrjes së Serbisë dhe Republikës Srpska në NATO,tha Dodik. 

Sipas tij presioni i ushtruar nuk do të ketë ndikim pasi Serbia dhe Republika Srpska nuk do të heqim dorë nga neutraliteti i tyre ushtarak. 

Britanikët kanë miratuar 6 milionë paund për të luftuar ndikikim malinj të Rusisë dhe amerikanët po ashtu kanë dhënë disa fonde. Në Sarajevë, Podgoricë dhe në Tiranë ka qendra të shërbimeve sekrete të Perëndimit. Ata kanë një listë me 300 emra nga Serbia dhe Republika Srbska, që sipas tyre përhapin ndikimin malinj rus dhe këta janë në shënjestër, tha Dodik, përcjellë MekuliPress.com

/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Debati/ Europa duhet të përfshijë ShBA-të në listën e zezë të parajsave fiskale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *