Në një intervistë për të përditshmen ceke “Sport” Edin Dzeko ka folur për eksperiencën e tij në Republikën Ceke, në moshën 20 vjecare: “Falë asaj aventure munda të realizoj ëndërrat e mia të fëmijërisë. Kur fëmijët e mi të rriten do të sjell që ta njohin këtë vend”. Në pritje që kjo të ndodhë – e që të mbërrijë edhe trashëgimtari i katërt, vajza e tretë – kapiteni i Romës ka dashur të realizojë një tjetër ëndërr, që lidhet pjesërisht me koronavirus. Dzeko, dy ditë më parë, lexoi historinë e Giuseppe, një infermier në Potenza në vijën e parë të luftës kundër Covid 19. Për të bërë të lumtur djalin e tij, Alfredo, 5 vjec, e për ta bërë më pak të rëndë për të gjithë këtë situatë, infermieri kishte shkruar mbi veshjen e tij “Dzeko 9”, një mënyrë për të patur akoma edhe më shumë forcë e kurajo në këto ditë të vështira.

Foto është parë nga Dzeko e nga familja e tij që, sapo lexuan historinë, kanë dashur të bëjnë pjesën e tyre. E kështu i kanë dërguar të atit e djalit të tij një fanellë blu me numrin 9 të sulmuesit, shoqëruar me një dedikim. Një gjest i vogël me vlerë të madhe për një familje që në këtë moment është e ndarë – babi praktikisht gjithnjë në punë, vogëlushi në shtëpi -, por që i bashkon dashuria për Romën e për gjigantin boshnjak që mbërriti në Itali 5 vjet më parë dhe është bërë tashmë si një roman i adoptuar.

Lexo po ashtu:  Sherr te Reali, Perez këmbëngul për Mourinho, ortakët duan trajnerin kampion bote

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *