“Masa të forta privatësie janë të domosdoshme për këto aplikacione në mënyrë që të jenë të dobishme,” tha shefi i dixhitalizimit Thierry Breton.
Vendet e Bashkimit Evropian që përdorin aplikacione mobile për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duhet të sigurohen se aplikacione të tilla janë brenda rregullave të privatësisë duke shmangur përdorimin e të dhënave personale dhe të vendndodhjes tha Komisioni Evropian.
Rekomandimet janë pjesë e një qasje Evropiane të unifikuar për të përdorur teknologjinë në luftimin e Covid-19. Ato vinë pak kohë pasi vendet e BE lançuan disa aplikacione të tilla duke nxitur kritika nga aktivistët e privatësisë së të dhënave.
“Masa të forta privatësie janë të domosdoshme për këto aplikacione në mënyrë që të jenë të dobishme,” tha shefi i dixhitalizimit Thierry Breton.
Komisioni vijoi duke thënë se aplikacionet duhet të aprovohen nga autoritetet shëndetësore, të instalohen vullnetarisht dhe të fshihen kur të mos jenë më të nevojshme. Informacioni i përpunuar prej tyre duhet të jenë anonim.
“Informacionet e vendndodhjes nuk janë të domosdoshme e as të rekomanduara për të gjurmuar kontaktet, sepse objektivi i tyre nuk është për të ndjekur lëvizjen e njerëzve e as për të aplikuar masa kufizuese,” tha Komisioni.