Sipërmarrësi Jeff Bezos, CEO i Amazon, e ka rritur pasurinë me 24 miliardë dollarë gjatë periudhës së pandemisë, një rritje kjo afërsisht 20% gjatë këtyre katër muajve të fundit. Bezos zotëron 11% të aksioneve të kompanisë dhe është njeriu më i pasur në botë që prej 2017-s.Kjo rritje e pasurisë erdhi mes polemikave gjithnjë e në rritje përsa i përket trajtimit të shitësve me pakicë pas shpërthimit të koronavirusit. Punëtorët kanë raportuar tensione të mëdha, sidomos ekipi i depove. Shumë prej tyre punojnë në vende ku Covid-19 mund të përhapet lehtësisht. Në disa raste, janë konfirmuar punonjës pozitivë me virusin.Disa punëtorë të Amazon kanë organizuar greva dhe protesta dhe të tjerë pretendojnë se do të marrin hak, sepse të drejtat e tyre nuk respektohen. “Nëse ne nuk punojmë, ç’do të bësh ti?” u shpreh një punonjës për The Guardian.Ndërkohë kompania ka punësuar 100,000 punëtorë amerikanë dhe do të punësojë edhe 75,000 të tjerë për të përballuar kërkesën në rritje. Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, Bezos është një nga të paktët miliarderë që ka pasur rritje të vlerës neto të pasurisë që nga fillimi i vitit 2020.Në janar, Jeff Bezos u bë goxha më i pasur brenda pak minutash. Kompania raportoi se fitimet dhe të ardhurat e tremujorit u rritën me dy shifra dhe tejkaluan pritshmëritë e analistëve. Ky raportim rriti vlerën e aksioneve me 12% dhe i shtoi për punë 15 minutash, 12.8 miliardë dollarë pasurisë së Jeff Bezos.
Në fund të shkurtit, CEO i Amazon tha se do të dhurojë 10 miliardë dollarë për të shpëtuar mjedisin për shkak të krizës klimatike. Në fillim të prillit, tha se do të dhurojë 100 milionë dollarë për Feeding America, që ushqen personat në nevojë.

Lexo po ashtu:  “O burra shqyptarë po a me të vërtetë do t’i lamë marre vendit para të gjithë botës”

Në këto momente, pasuria e tij kap vlerën e $138 miliardë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *