Kim Prather, kimiste e njohur gjerësisht në Institutin “Scripps” të Oqeanografisë, shprehet se nuk do të futet në ujë edhe nëse e paguajnë 1 milionë dollarë.

Plazhet, sipas vlerësimit të saj, janë një nga vendet më të rrezikshme në këto ditë. Ata që jetojnë  afër plazheve e dinë se mund të pësojnë skuqje të lëkurës, sëmundje të stomakut dhe infeksione serioze të veshit dhe të frymëmarrjes nëse hyjnë në ujë brenda tre ditësh nga një shi i fortë, për shkak të baktereve dhe patogjenëve që lajnë rrugët dhe në oqean.

Kanalizimet e papërpunuara ose të trajtuara keqazi që hyjnë në oqean, paraqesin gjithashtu rreziqe të mëdha shëndetësore. Prather, po ashtu thotë se ka frikë se SARS-CoV-2, virusi që shkaktoi COVID – 19 mund të hyjë në ujërat bregdetare në mënyrë të ngjashme, e të transferohet sërish në ajër përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë një studimi të saj, kimistja e Institutit të Oqeanografisë ka zbuluar se oqeani përtyp të gjitha llojet e grimcave dhe patogjenëve mikroskopikë dhe sa herë që deti “teshtin”  me një valë të madhe apo dy, ai i spërkat këto grimca në ajër.

Lexo po ashtu:  Osmani për vizat: Jemi optimist, por s’përfundon gjithçka më 13 tetor

Prather beson se ky koronavirus e ka mjaft të lehtë për të notuar nëpër ajër dhe shumë më larg nga ç’mund të mendojmë ne. Rregulli fizik i respektimit të distancës nuk zbatohet në plazh, ku erërat bregdetare mund të bëhen mjaft të forta dhe të dërgojnë grimca të vogla “në fluturim”.

Shkencëtarët në të gjithë globin po përpiqen të mësojnë karakteristikat themelore të virusit, por deri më tani, as Organizata Botërore e Shëndetit, as Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, apo agjencitë lokale të shëndetit nuk kanë paralajmëruar se virusi mund të përhapet nga ujërat oqeanike apo në bregdet. Sidoqoftë, ata kanë paralajmëruar se mund të përhapet nga “pikat” e teshtimës dhe kollitjes, e duke rënë në kontakt me to në sipërfaqe.

Koronaviruset janë të lidhura nga ajo që ajo që quhet membranë “hidrofobike” ose yndyrore. Yndyra ka tendencë të notojë në sipërfaqen e ujit, të ngjashme me vajin. Kur valët shpërthejnë në shkumëzime, sipas Prather, të gjitha viruset, bakteret, ndotësit, të gjitha lëndët vajore, thjesht lëshohen në ajër.

Lexo po ashtu:  QEVERIA KURTI/ Aksioni i Inspektoratit Policor: Arrestohet hetuesi i dytë i krimeve ekonomike

Oqeanet, në të vërtetë, janë burimi më i madh natyror i grimcave aerosol pas pluhurit. Këto aerosole detare ndikojnë në formimin e reve mbi det dhe mund të përhapen në distanca të mëdha.

Sidoqoftë, akoma është në diskutim nëse virusi në ujëra të zeza është akoma infektiv.

“Një raport thotë po, një raport tjetër thotë jo, kështu që ne nuk e dimë me siguri – tha Gerba, studimi i të cilit përqendrohet në heqjen e ujërave të zeza të patogjenëve viralë – sa i përket sa kohë virusi mund të mbijetojë në ujërat e kripur, nuk ka shumë të dhëna, por patogjenët si hepatiti A ose norovirus kanë tendencë të mbijetojnë shumë më gjatë në mjedise të egra.”

Burimi: Los Angeles Times

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *