Në një intervistë të fundit, Bill Gates ndau disa parashikime në lidhje me normalen e re që mund të ndihmojë kompaninë apo veten tuaj.

Javën e kaluar, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates iu përgjigj pyetjeve në lidhje me pandeminë, duke përfshirë edhe atë se si presim të na duket jeta gjatë muajve të ardhshëm, dhe viteve të ardhshme.

Duke folur me kryeredaktorin e LinkedIn, Daniel Roth, Gates tha që do të kalojë pak kohë para se shumë gjëra të kthehen në normalitet. Dhe shumë gjëra nga jeta e përditshme ndoshta kanë ndryshuar përgjithmonë.

Gates tha se ai beson që Sh.B.A mund të fillojë hapjen përsëri në fillim të qershorit, nëse gjërat shkojnë mirë. Por ai e përshkruan këtë “hapje” më shumë si një “gjysmë normale” sesa një kthim në atë që shumë janë mësuar.

“Nuk do të jeni duke bërë tubime të mëdha publike apo duke mbushur një restorant,” thotë Gates. “Unë mendoj se gjëra si drejtimi i fabrikave, bërja e ndërtimeve, kthimi në shkollë – ato gjëra mund të bëhen”.

Por kur bëhet fjalë për industri të tjera, përfshirë mikpritjen, ngjarjet sportive dhe madje edhe pasuritë e patundshme, Gates beson se do t’u duhet një kohë shumë më e gjatë për tu rikuperuar.

“A do të duan njerëzit të udhëtojnë?” pyeti Gates. “A do të duan ata të shkojnë në restorante? A do ta mendojnë ata ndopak, se blerja e një shtëpie të re është një gjë e përshtatshme? Pra, edhe pasi qeveria të thotë se këto aktivitete janë në rregull, ne nuk mund të presim që pala e kërkesës të veprojë brenda natës.

Gates beson se do të kërkojë aprovim dhe prodhim të gjerë të një vaksine efektive para se të fillojë të ndodhë ndonjë prej këtyre ndryshimeve – dhe ai parashikon që ne jemi ende 18 muaj larg nga prodhimi i kësaj vaksine në një shkallë të gjerë.

Lexo po ashtu:  Mafiozët shpërndajnë ushqime falas për më të varfrit në Italinë jugore

Këto gjëra do të ndryshojnë për një kohë të gjatë.

Përtej çështjeve të lartpërmendura, Gates beson se pandemia do të na detyrojë t’i kalojmë gjërat dixhitale.

“Ka disa gjëra, si udhëtimet e biznesit, për të cilat dyshoj se do të kthehen përsëri”, tha Gates. “Dua të them, do të ketë akoma udhëtime biznesi, por ju e dini, më pak”.

Dhe gjëra të tjera, thotë Gates, ka të ngjarë të ndryshohen për mirë.

Për shembull, Gates thotë se Microsoft ishte bërë viral në takimet e aksionarëve virtualë edhe para shpërthimit të pandemisë. Ndërsa shumë kompani të tjera po fillojnë të ndjekin këtë model, thotë Gates, ai dyshon se ata do të duan t’u kthehen takimeve të aksionarëve personalisht.

Gates gjithashtu thotë se ndërsa shfaqen risitë e reja të softuerit, gjërat do të vazhdojnë të ndryshojnë. “Çarë është një sallë gjyqësore virtuale?” pyeti ai. “Çfarë është një legjislaturë virtuale? Si e krijoni logjikën? … Në disa mënyra, ju mund të krijoni diçka që në të vërtetë është më efikase dhe më e mirë se ajo që ishte atje më parë.”

Pra, nëse jeni pronar i një biznesi, si mund të përshtateni me normalen e re që Gates ka përshkruar?

Si të përshtatemi?

Si shembull, le të themi që keni një restorant. Deri sa të lehtësohen kufizimet në distancimin shoqëror, duhet të siguroheni që keni një shërbim të fortë marrjeje dhe dorëzimi.

Lexo po ashtu:  Pse kuajt flenë në këmbë?

Ndaloni së pyeturi veten nëse doni të ndiqni atë rrugë. Nuk është më një opsion. Tani për tani, është marrja dhe dorëzimi, ose mbyllja.

Por thjesht duke ofruar shërbimin tuaj nuk do të thotë që njerëzit do të vijnë automatikisht. Sigurohuni që të rregulloni faqen tuaj të internetit për t’i shfaqur në mënyrë të dukshme ato opsione të reja porosie dhe shpërndarjeje.

Dhe mos harroni fuqinë e marketingut: Punoni për krijimin e disa videove në YouTube që ju demonstrojnë duke gatuar disa nga pjatat tuaja më të preferuara. Tregoni personalitetin tuaj. Mos u shqetësoni për njerëzit që vjedhin recetat tuaja dhe gatuajnë ushqimet tuaja në vend që t’i porosisin: Disa do ta bëjnë, disa jo. Tregu juaj janë ata që nuk do ta bëjnë.

Por disa video të shkëlqyera të shpërndara në mediat sociale mund të jenë gjithçka që duhet për t’ju rikthyer në biznes.

Si një shembull tjetër, le të themi se jeni i përqendruar në konferenca dhe ngjarje. A janë anuluar të gjitha konferencat? A është kompania juaj përgjegjëse për vendosjen e ngjarjeve?

Po, të gjithë po veprojnë virtualisht. Por jo të gjithë kanë aftësinë të vendosin një shfaqje me cilësi të lartë. Megjithëse logjistika e konferencave virtuale është shumë më e ndryshme se sa ato live, dhe prapë se prapë mbetet shumë punë për tu bërë.

Njoftohuni me teknologjinë, tiparet dhe efektet që do të ndajnë konferencën tuaj nga pjesa tjetër e paketës. Pastaj, bëni disa falas, në mënyrë që të mund të tregoni aftësitë tuaja dhe të krijoni një portofol. Pasi të jeni prezantuar, përdoreni atë portofol për të filluar shitjen e shërbimeve tuaja për të folur ose në konferencë në një treg të madh, të ri: ai që është papritur në kërkim të trajnimeve dhe ngjarjeve në internet.

Lexo po ashtu:  Një tregim për miqësinë e vërtetë…

Dhe le të shohim turizmin – industria e turizmit është padyshim një nga më të goditurat nga pandemia. Por mbase mund të mësoni nga “Greqia nga Shtëpia”, një iniciativë e shkëlqyer nga Organizata Kombëtare e Turizmit Grek, në bashkëpunim me Google.

Kjo faqe gjithashtu është e ndërtuar mbi parimin e marketingut të përmbajtjes: duke përdorur përmbajtje të shkëlqyeshme në internet për të krijuar një marrëdhënie me klientët e mundshëm. Përmes videove në YouTube dhe përmbajtjeve të tjera, krijuesit u japin shikuesve një shans për të shëtitur vendet arkeologjike dhe muzetë, të shikojnë skena të bukura të natyrës dhe madje të bëjnë turne “në këmbë” ose të vizitojnë restorante – të gjitha virtualisht, natyrisht.

Duke e bërë këtë siç duhet, përmbajtja juaj mund të jetë në gjendje të sjellë të ardhura përmes reklamave ose shitjeve të produkteve. Dhe të paktën, është një mënyrë për të mbajtur kontakte me audiencën tuaj derisa ata të jenë të gatshëm (dhe të aftë) të udhëtojnë përsëri.

Edhe nëse biznesi juaj nuk është në asnjërën nga këto industri, shpresojmë që kjo të nxisë disa ide. Çelësi është që të ridrejtoni përpjekjet tuaja dhe të përdorni kohën tuaj me mençuri.

Sepse ka shumë të ngjarë që normalja e re të jetë këtu për të qëndruar. Dhe sa më shpejt të përshtateni me atë fakt, aq më të mëdha janë shanset e biznesit tuaj për të mbijetuar, dhe ndoshta edhe të suksesit tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *