Kur shprehja “për tu bërë më të zgjuar” ju vjen ndërmend, gjëja e parë që shumica prej jush mendon është udhëzimi.

Që në vegjëli keni mësuar se për tu bërë të zgjuar duhet të mësoni në shkollë, kjo është dhe arsyeja pse e lidhni gjithmonë procesin e të mësuarit me shkollën. Por kjo nuk është e vërtetë.

Ka shumë më tepër për të mësuar se sa thjeshtë marrja e fakteve siç ndodh në shkollë. Ushtrimi i trurit na bën më të zgjuar, duke menduar mënyra të reja për tema të reja na bën gjithashtu më të zgjuar. Këtu mund të gjeni pesë “vese” që do t’ju bëjnë më të zgjuar.

  1. Ndryshoni rutinën tuaj

Kur ktheheni nga puna në shtëpi zgjidhni gjithmonë një rrugë të ndryshme. Bëni pazarin për shtëpinë tuaj në dyqane të ndryshme. Ndryshoni vendin e mobilieve tuaj në mënyrë të vazhdueshme. Dëgjoni lloje të ndryshme të muzikës. Këto këshilla mund t’ju duken qesharake por janë një mënyrë e mirë për të mos ndezur opsionin auto-pilot e të jeni gjithmonë vigjilentë.

  1. Lexoni gjëra që nuk i keni lexuar më parë.
Lexo po ashtu:  Ekspertët: Flisni më ngadalë, do të jeni më të suksesshëm

Kur vjen puna për të marrë informacione nga bota e jashtme, shumica prej jush lundrojnë vetëm në ato faqe interneti që njohin e kanë besim. Kjo mënyrë ju lë pak mbrapa dhe nuk kërkoni për burime të reja informacioni. Për tu bërë më të zgjuar duhet të vini në punë trurin e të bëni gjëra që nuk i keni bërë më parë. Lexoni libra e botime të shkrimtarëve që nuk i njihni kjo do t’ju ndihmojë shumë në mbajtjen e trurit të ndezur.

  1. Pyesni çfarë dini

Një mënyrë e mirë për të përmirësuar funksionimin e trurit është të pyesni atë çka keni mësuar gjatë të gjithë jetës suaj. Sa më shumë pyetje të bëni aq më shumë ide do të reja do të vijnë bashkë me to. Kur dikush t’ju bëjë një pyetje të cilës ja dini përgjigjen, ndaloni për një çast dhe mendojeni atë përgjigje standarde që do të burojë nga buzët tuaja.

  1. Bisedoni me njerëz që janë të ndryshëm nga ju
Lexo po ashtu:  Tre hapa të thjeshtë për të ndaluar gërhitjen

Në ambientet e ndryshme ku shkoni kërkoni për njerëz që janë të ndryshëm nga ju. Nëse rrini gjithmonë me të njëjtët njerëz kërkojini atyre të sjellin dhe ndonjë mikun e tyre herën tjetër. Njerëz të rinj sjellin perspektiva të reja, pikërisht ato që ju duhen për tu bërë më të zgjuar. Bisedoni me njerëz që kanë bagazh të ndryshëm nga juaji. Njohja e pikëpamjes së tyre do ta ndihmojë shumë bagazhin tuaj.

  1. Rezervojeni gjykimin tuaj, ndaloni dhe reflektoni

Gjatë ditës suaj do të ndodhë të shikoni ose dëgjoni diçka befasuese dhe do të thoni “Kjo është e gabuar” ose “Kjo është joprofesionale”. Kushtojini vëmendje reagimeve tuaja negative. Kur frika dhe zemërimi rritet me ju, ky është një sinjal. Përpiquni të kontrolloni reagimet tuaja. Pavarësisht asaj që dëgjoni apo lexoni mos e shprehni mendimin tuaj. Merrni kohën që ju nevojitet dhe reflektoni, ndoshta do të arrini në përfundimin se jo të gjitha ato që dini janë ashtu si i dini ju.

Lexo po ashtu:  Jeni të lodhur nga mediat sociale? Atëherë mos lini pa provuar këto pesë gjëra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *