Ashtu siç ka njerëz, të cilët dëshpërimisht duan të dinë se si të bien në peshë, ashtu ka edhe nga ata që kërkojnë të shtojnë disa kile për t’u dukur më mirë. Mund të duket disi paradoksale, por është e vërtetë. Ka njerëz që ushqehen normalisht me të gjitha vaktet e nevojshme, por nuk shtojnë dot në peshë. Një aspekt është ai i pranisë së sëmundjeve që shoqërohen me katabolizëm të shtuar, por nga ana tjetër, ndoshta nuk jeni duke ndjekur mënyrat e duhura për të shtuar në peshë.

Së pari, ju duhet të ndiqni një plan të caktuar me ushtrime fizike, të cilat mund t’ia kërkoni instruktorit të palestrës që frekuentoni. Ushtrimet fizike ju tonifikojnë muskujt, duke bërë që ju të shtoni masë të shëndetshme dhe jo masë me ind dhjamor. Femrat e kanë disi më të vështirë këtë hap, sepse ato përmbajnë sasi më të lartë të indit dhjamor dhe nuk ndihmohen aq sa meshkujt për të fituar masë muskulare. Tek meshkujt, kryerja e ushtrimeve fizike e shton rreth 30 herë më tepër sasinë e hormonit seksual mashkullor, testosteronit, i cili kontribuon edhe në shtimin e masës muskulare, rrjedhimisht edhe në shtimin e masës së përgjithshme të trupit.

Lexo po ashtu:  Hani 3 kivi në ditë dhe ja efektet...

Së dyti, kini kujdes me dietën që ndiqni. Një regjim ushqimor me shumë yndyrna mund t’ju bëjë dëme më të mëdha, se sa shtimi në peshë. Nëse ju konsumoni patate të skuqura duke menduar se do të shtoni në peshë, keni të drejtë, por mendoni edhe pak për dëmet që shkaktoni në stomak dhe në enët e gjakut. Pasojat janë shumë të mëdha dhe duhet të kuptoni se të njëjtën sasi kalorish do ta merrnit edhe duke i konsumuar të ziera ato patate, duke mos shkaktuar dëme në organizëm.

Ndaj, nëse deri tani keni konsumuar rregullisht tri vakte në ditë, nisni të merrni dhe dy vakte të tjerë të ndërmjetëm midis tri vakteve standarde. Mundohuni të konsumoni më tepër produkte të bulmetit, bukë, makarona, oriz, si dhe fruta të thata hiperkalorike, si arrat, lajthitë, rrushin e thatë, kikirikat etj. Mund të bëni edhe kombinim të tyre me mjaltë bio për një shtim më të shpejtë në peshë. Nga ana tjetër, mos harroni të konsumoni edhe frutat, pasi ato janë të pasura me vitamina dhe minerale për mirëfunksionimin e organizmit tuaj.

Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të bëni kur ndiheni të vetmuar në martesë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *