Janë zhvilluar ndeshje të reja në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Në American Airlines Center të Dallasit është zhvilluar derbi i Teksasit mes Dallas Mavericks dhe Houston Rockets, ku fitore minimale ka shënuar skuadra mysafire 93:94.

Ka qenë një ndeshje e baraspeshuar gjatë gjithë kohës, ku vetëm në fundin e saj është caktuar fituesi.

Eric Gordon i mysafirëve ka qenë lojtari kryesor në këtë takim me 26 pikë, ndërsa me 20 të tjera kontribuoi James Harden.

Për vendasit lojtari më efikasi në këtë sfidë ishte Luka Doncic që shënoi 21 pikë, pati nëntë asistime dhe realizoi 15 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Një tjetër ndeshje spektakolare është zhvilluar në Teksas, ku San Antonio Spurs ka triumfuar shtatë pikë diferencë ndaj Milwaukee Bucks 121:114.

LaMarcus Aldridge me dyshifrorë të dyfishtë prej 29 pikëve e 15 kërcimeve ishte më meritori për këtë fitore të vendasve.

Me lojë të mirë u dallua edhe DeMare DeRozan që shtoi 28 pikë të tjera, si dhe dyshja Mills e Bellinelli që kontribuuan me nga 16 sosh.

Lexo po ashtu:  Fanella e re e Man.City, reagon ikona e muzikës

Giannis Antetokounmpo me 27 pikë e 13 kërcime ishte realizuesi më i mirë te mysafirët, por që këto pikë nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e fundit e mbrëmjes në NBA u zhvillua në Oracle Arena ku kampioni në fuqi Golden State Warriors ka pësuar humbje befasueses nga Phoenix Suns 111:115. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *