E dashur e ëmbël , kur ti do të jesh,
në varr të errët e shtritur
do zbres unë atëherë poshtë tek ti,
ndaj teje për tu ngjitur

Të të puth , të pushtoj , të të shtyp egërsisht ,
moj e qetë , e ftohtë , e zbehtë !
të bërtas , të dridhem , të qaj pafundësisht
të bëhem kufomë edhe vetë.

Të vdekurit ngrihen , mesnata thërret ,
ata heqin valle në erë ;
të dy , në rrimë në varr , unë jam
në krahët e tua përherë .
Të vdekurit ngrihen. Gjyqi thërret
për vaj , për t’u gëzuar ;
po ne të dy s’na ha malli aspak,
dhe rrijmë të përqafuar ..

HEINRICH HEINE /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  iPhone 14 sjell ndryshim madhor në kamerat selfie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *