Humbja e pakontrolluar e urinës te femrat mund të jetë pasojë e shumë shkaqeve. Në gjuhën e mjekësisë, kjo gjendje emërtohet inkontinencë urinare (pamundësi për të kontrolluar mbajtjen e urinës)

Si definohet Inkontinenca urinare?

Kur një person nuk mund ta kontrollojë mbajtjen e urinës në fshikëzën e urinës dhe humb urinë (‘laget’) pa dëshirë. natyrisht që ndodhet në një gjendje e palakmueshme dhe personat e tillë ndjehen të pasigurt gjatë aktiviteteve ditore.

Femrat që vuajnë nga ky problem detyrohen të shkojnë shpesh në tualet, të bartin brekë thithëse (mantare) ose materiale tjera që absorbojnë urinën e humbur pa dëshirë.

Është e kuptueshme që pacientet që vuajnë nga ky problem, hezitojnë një kohe të gjatë të shkojnë te mjeku, sepse këtë e përjetojnë si diçka të turpshme.

Cilat janë shkaqet që mund të qojnë deri te humbja e urinës pa dëshirë?

Shkaqet e inkontinencës mund të jenë të shumta, si p.sh. shkaqet organike (inflamacioni i fshikëzës së urinës, operacione të ndryshme, lindjet, etj) si dhe situatat psikike.

Lexo po ashtu:  Kërpudhat ulin rrezikun e kancerit të gjirit me 64%

Format e inkontinencës

Stres inkontinenca (humbje e urinës gjatë mbingarkimit). Në rastet kur kemi situata stresuese për organizmin, mund të vjen deri te humbja e urinës në sasi të vogla. Kjo mund të ndodhë gjatë kollitjes, qeshjes, ngritjes së ndonjë peshe, etj.

2. Inkontinenca irituese (shtytëse). Karakterizohet me nxitje të theksuar, shtytje për të urinuar

3. Inkontinenca e përzier. Në rastet kur kemi të bëjmë me dy format e inkontinencës te një person.

4. Inkontinenca nga stërmbushja e fshikëzës së urinës me urinë

5. Inkontinenca refleksive- si pasojë e lëndimeve te fijeve nervore

Një ndër format më të shpeshta të inkontinecës te femrat, është stres inkontinenca si pasojë e dëmtimit të muskulaturës së komblikut, psh., gjatë lindjeve (sidomos te lindjet e fëmijëve me peshë 4 apo më tepër kg), pastaj te rastet me zhdjergie të mitrës si dhe te femrat në menopauzë si pasojë e mungesës së hormonit seksual estrogjen.

Cila është terapia e inkontinecës urinare?

Me problemet e urinimit të pakontrolluar të urinës, te femrat merren gjinekologet në kuadër të urogjinekologjisë, por edhe urologët.

Lexo po ashtu:  Letër motrës që nuk e pata kurrë..

Varësisht nga forma e inkontinecës, ndryshon edhe terapia.

Te infeksionet urinare terapia me antibiotikë është efikase.

Gjimnastika e muskulaturës së dyshemesë së komblikut mund të jetë, poashtu efikase.

Te inkontineca irituese mund të ndihmojnë substanca të ndryshme të grupit relaksues të muskulaturës.

Në rastet e stres inkontinecës persistuese, pra kur pacientja humb urinë gjatë kollitjes, qeshjes, ecjes ose ngjitjes së shkallëve, etj., (pra, në situatë të mbingarkesës) terapi efikase është vendosja e një shiriti (ca 5-6 mm gjerësi) nën kanalin urinues të fshikëzës (urethra) e që vendoset në vagjinë dhe kalon përmes foramen obturatoria (TVT-O; tension free vaginal tape-obturatorius).

Rezultatet pas vendosjes së këtij shiriti janë tejet inkurajuese.

Ky operacion i cili zgjatë rreth 20 min, kryhet në formë rutinore tash e një kohë të gjatë edhe në klinikën tonë. Dhjetëra pacienteve që iu është vendosur ky shirit, janë ndarë shumë të kënaqura.

Nëse keni problem me mbajtjen e urinës, mos hezitoni, lajmërohuni doktorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *