Ka shumë tregues që flasin se pas protestave kundër qeverisë në Tiranë është aksioni i fuqive të huaja

 Kështu është shprehur sot Kryeministri Edi Rama në një intervistë për italianen “Libero”. Pak ditë më parë në emisionin “Porta a Porta” Rama aludoi për dorën e Rusisë në këto protesta kur përmendi se televizioni rus RT kishte përcjellë protestat nga Tirana. Kaq është argumenti i kryeministrit që flet për të dhëna. Të dhëna të cilat ndër të tjera ai i merr nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mirëpo z. Rama është përgënjeshtruar sot nga  vartësi i tij në krye të SHISH, Hleidon Bendo që ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë se shërbimi nuk ka informacione që ndikimi rus të jetë shtrirë në nivele të larta.

Deputetët e mazhorancës e kanë pyetur kreun e Shërbimit Informativ nëse është shtrirë deri në nivelet e larta të politikës ndikimi rus, por përgjigjia e Bendos ka qenë negative. Ai është shprehur se SHISH nuk ka informacione të tilla,raporton Tv Klan.

Nuk dihet nga merr të dhëna kryeministri, por për agjencitë shqiptare Lulzim Basha dhe Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili janë jashtë ndikimit rus. Ndoshta zoti Rama konsultohet me z. Spartak Braho që mbron publikisht teorinë se është agjenti i UDB-së Sali Berisha që i fryn zjarrit në Shqipëri. Pasi është e sigurtë: populli nuk ka luajtur nga mendtë që të protestojë kundër qeverisë së vetme që dëboi 300 mijë dembelë nga Shqipëria vendi dhe po u bën vend vetëm profesionistëve. 

Lexo po ashtu:  Ivica Daçiç e pranon: Serbia e propozoi ‘Ballkanin e Hapur’

Sidoqoftë të gjitha këto skenarë nuk kanë asnjë shans ta destabilizojnë vendin tonë pasi për një gjë të tillë ka dhënë garanci dje në mbrëmje ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një interviste në emisionin “Debati” në Channel One.

Lidhur me tezat se kush qëndron pas protestave, duhet të kujtojmë se edhe në nëntor të vitit 2011, kur në zonën e Astirit situate ishte e ndezur, z. Rama kishte një teori të vetën:

Proteston administrata e protestuesve profesionistë të Bashkisë Kamëz. Grupi i gatshëm që vjen për të mbushur sheshin, dhe po ashtu protestojnë dhe fanatikë të mbledhur andej e këndej nëpër Tiranë që ata luajnë rolin e popullit,shprehej asokohe kryeministri.

Është e lehtë t’ia ndryshosh çehren këtij personi se e kemi dëshmuar qysh ditët e para të qeverisjes së tij, kur i djersiu edhe gjuha në rastin e protestës së armëve kimike. Pati asokohe spekullime nga njerëz pranë qeverisë se protesta kishte frymë antiamerikane, inspirohej nga shërbime të huaja etj.. Këngë e njohur e hallexhiut që futet në siklet një herë në gjashtë muaj dhe që sapo kalon situatën tradhëton veten për të dalë te roli origjinal: ai i gjelit që nuk duron por këndon para orarit.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Në Serbi protestohet kundër karantinimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *