Autoritetet britanike duhet të ndalin indiferencën ndaj përmasave që po merr seksi i paguar në mjediset e universitetit. Kështu shkruan Indipendet teksa zbulon se gjithmonë e më shumë të rinj e të renja që studiojnë në institucionet akademike britanike i janë kthyer prostitucionit për të përballuar shpenzimet e larta të studimeve.
Sipas gazetës, pavarësisht rritjes së shpejtë të numrit të vajzave dhe djemve që shesin trupin e tyre, administratat e universiteteve nuk kanë bërë asgjë për të trajtuar këtë fenomen, madje e kanë injoruar atë. Studentët dhe ekspertët fajësojnë institucionet më të mëdha akademike të vendit për “futjen e kokave në rërë” kur u duhet të përballen me këtë fenomen.
Rritja e kostove të jetesës dhe tarifat e shkollimit, e kombinuar me qasjen në aplikimet online që “heqin” barrierat tradicionale për të angazhuar në profesionin më të vjetër në botë, konsiderohen dy nga arsyet kryesore për rritjen e vulgaritetit në universitete, jo vetëm në Britani, por edhe në vende të tjera.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Sipas përfaqësuesve të organizatës English Collective of Prostitutes, një grup që mbështet dekriminalizimin e prostitucionit, numri i grave të reja që komunikon çdo ditë me organizatën është rritur ndjeshëm. “Shumica e vajzave kthehen në prostitucion për të mbuluar nevojat e thjeshta ditore, siç janë emailet dhe faturat. Shumë prej tyre janë edhe të rinjtë që nuk kanë para të mjaftueshme për tarifat e tyre të shkollimit”-shpjegon Laura Watson.
Një shembull tipik është një vajzë 18-vjeçare, e cila në kushte anonimiteti zbulon për gazetën se u bë prostitutë për shkak se kredia studentore nuk ishte e mjaftueshme për të mbuluar qiranë. E reja tani 22 vjeç, vazhdon të shesë trupin e saj nëpërmjet internetit, pasi – siç thotë ajo – nuk ka zgjedhje tjetër. Ajo planifikon të bëjë studime pasuniversitare dhe doktoraturë, që do të thotë se do të vazhdojë ta ndjekë këtë profesion për vitet që do të vijë. “Dua të mësoj dhe gjithmonë kam dashur të studioj. Sipas mendimit tim, vetëm duke siguruar shkollim të mjaftueshme do të jem në gjendje t’i shpëtoj prostitucionit. Kjo është mënyra e vetme për të pasur sukses në jetën e atyre që nuk kanë lindur me shumë para”.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress