Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në një intervistë që mediat serbe e kanë paralajmëruar që në mëngjes, ka thënë se ‘është i shqetësuar se dialogu mund të mos vazhdojë, nën rrethana të tilla”.
Ai ka nënvizuar se është shumë i shqetësuar edhe me faktin se ‘në Serbi askush nuk po e kupton se çka është duke ndodhur në Kosovë”, shkruan B92.
“Ne serbët duket sikur nuk po e kuptojmë realitetin dhe sa më shumë që e kuptojmë, duket sikur bëhemi pjesë më e madhe e problemit. Është shumë e lehtë të fusim kokën në rërë dhe të tregojmë përralla. Nuk kam problem me këtë por duket se ne serbët dhe shqiptarët jemi shumë të dhënë pas Vëllezërve Andersen dhe Grim (përmbledhës përrallash v.j.)”, ka thënë ai.
Sa i përket takimit me të dërguarit e Kancelares Merkel, Vuçiq ka thënë se ‘ka biseduar me njerëz shumë seriozë dhe të përgjegjshëm’.
“Jam duke e përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se Platforma e Prishtinës paraqet problem për ne dhe ne kemi kërkuar disa herë nga Brukselit që ajo Platformë të mos lejohet. Ata na premtuan këtë dhe tashmë nuk po duken askund”, ka thënë Vuçiq.
Por, Vuçiq nuk ka dashur shumë të lëshohet në detaje për takimin me të dërguarit e Merkel.
“Nuk do të jepja më shumë detaje”, ka thënë ai. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress