Parlamenti britanik hodhi poshtë për të dytën herë marrëveshjen e negociuar nga kryeministrja Tereza May për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Pavarësisht apelit që May kishte adresuar më herët propozimi i saj për të mbështetur “marrëveshjen e përmirësuar” që ajo  arriti me Brukselin u refuzua nga deputetët britanikë.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Nga 391 vota 242 ishin kundër marrëveshjes. Të mërkurën dhe të enjten parlamenti do të votojë nëse deputetën mbështesin një Brexit pa marrëveshje. Rrëzimi për herë të dytë e fut qeverinë e  May-it në krizë, me pasiguri të thellë për hapat e ardhshëm për Brexit. Muajin e kaluar deputetët hodhën poshtë edhe një skenar për daljen e Britanisë pa marrëveshje, duke mbajtur pezull edhe marrjen e masave për të parandaluar atë që të ndodhë.

Pas votimi kryeministrja deklaroi se ndjen “keqardhje të thellë” për vendimin e deputetëve, pasi e vebndos Britaninë në  ujëra të paeksploruara. “Për të tërhequr pa marrëveshje është një problem i madh për ligjin britanik dhe atë europian”-tha Mei. Ndërsa lideri i opozitarëve laburistë Xheremi Korbin, dekalroi  se refuzimi i rradhës i marrëveshjes është një goditje e rëndë për qeverinë dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme.

Lexo po ashtu:  Botëkuptimet e Sami Frashërit (Albin Kurtit) dhe Vaso Cubrilloviqit (Aleksandar Vuçiq) përmes veprave të tyre

Kur duhen rreth 2 javë nga skadimi i afatit, skenari më i mundshëm duket se është ai i një Brexit pa marrëveshje. Gjermania dhe Franca janë vendet e para që kanë marrë masat për një skenar të tillë, duke shtuar praninë në dogana për t’u mbrojtur nga ajo që ekspertët e quajnë si zgjidhja më e keqe për të dyja palët. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *