Marrja e vitaminave përmes pilulave dhe suplementet tjera nuk e parandalojnë depresionin, por adaptimi i shprehive më të mira të ushqimit mund të ndihmojnë, thonë hulumtimet e reja.

Ky studim ka përfshirë më shumë se 1,000 persona mbipeshë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Gjermani dhe Spanjë të cilët kishin qenë të rrezikuar nga depresioni, por që nuk kishin qenë ende të diagnostikuar me atë sëmundje.

Fillimisht hulumtuesit kanë cekur se pesha e tepërt shpeshherë është e ndërlidhur me depresion.

Gjysma e pjesëmarrësve të këtij studimi kishin marrë çdo ditë suplemente që përmbajnë acid folik, vitaminë D, omega-3, zink dhe selen. Gjysma tjetër kishin përdorur vetëm pilula placebo (hapa pa asnjë efekt).

Gjysma e tyre gjithashtu kishin kufizuar ushqimet e pashëndetshme dhe kishin ndjekur një dietë të shëndetshme të stilit mesdhetar.

Pas një viti, hulumtuesit kishin zbuluar se suplementet nuk funksionojnë aspak më mirë sesa pilulat placebo për largimin e depresionit.

Veç kësaj, terapitë këshilluese nuk është se kishin qenë edhe aq efikase, megjithëse kanë ndihmuar në parandalimin e depresionit te pjesëmarrësit pas një sasie të rekomanduar sesioneve.

Lexo po ashtu:  Duhani përgjegjës për 20% të vdekjeve nga sëmundjet koronare të zemrës

Kjo sugjeron se terapitë funksionojnë vetëm nëse njerëzit e marrin “dozën” adekuate të terapisë dhe bëjnë ndryshime drastike në dietë.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar me 5 mars në revistën “Journal of the American Medical Association”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *