Për herë të dytë këtë muaj, ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks ka postuar stërvitjen e tij me furinë e grushteve të lëshuara mbi trajnerin e tij të sparingut. Edhe në moshën 53 vjecare, Tyson ende lëviz në mënyrën që impresionoi botën në vitet e dominimit të tij të ringut profesionist. E në fund të videos, Tyson shprehu dy fjalët magjike, “U ktheva.”
https://www.instagram.com/p/CADjPgOl_Nw/?utm_source=ig_web_copy_link
Gjatë një direkte në Instagram Live, bashkë me rapper T.I., Tyson bëri të ditur se ka gati rikthimin në ring për një ndeshje shfaqje, të ardhurat e të cilës do të shkojnë për bamirësi: “Jam duke u stërvitur, po mundohem të ngjitem në ring” – ka thënë Tyson – “Dua të jem në gjendje të bëj tre apo katër raunde për cështje bamirësie”.