Kontaktet e krerëve të grupit Mirsad Ndreca, i njohur si komandant NATO dhe Beg Rizës me pjesëtarë ts shërbimeve sekrete maqedonase janë fakt. Një bisedë telefonike e përgjuar është sot publike.

Ata komunikojnë me Shinasi Mehmetin, një shqiptar punonjës i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, e drejtuar nga famëkeqi Sasho Mihajlkov, një antishqiptar i njohur dhe kushëri i ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski.

Përgjimi.. Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, me një të dyshuar si anëtar të shërbimeve:
– A ka të reja andej?
– S’ka kurrgjë. E dëgjove mbrëmë atë reagimin?
– Jo se kam pa.
– Sasha është duke i bërë ato, Sasha po nxjerr Angelovin, Angelovi po gjuan…

– Epo do ju bëj telefon nesër, po e pim nga një kafe. Hajde Prishtinë.

“Është e qartë që vet Shinasiu i thërret të vijnë në Maqedoni I kemi propozuar zotin Shenasi si dëshmitar që për çudi vetë gjykata e pranoi të vetmin si dëshmitar nga ne 15 avokatë. Por kur dihet të vinte të dëshmojë, që s’ka ndodhur në përvojën time 35 vjeçare juridike që u arsyetua që s’mund të vijë pasi nuk e lë drejtori i agjencisë për kundërzbulim”, tregon Naser Raufi, Avokat i Grupit të Kumanovës.

Lexo po ashtu:  Kush e ka radhën?! Në fillim ishte Toplica, Molla e Kuqe, pastaj radhën e kishte Tivari, Ulqini e Plave e Gucia. Me vone i erdhi radha Velesit, Prilepit, Manastirit. E më vonë i erdhi radha Camerisë. Nuk mjafton grabitja e 1913.

Dyshimet janë se ata u futën në kurth nga shërbimet sekrete maqedonase, me bashkëpunimin e faktorëve politik. Roli i Shinasi Mehmetit nuk u zbardh kurrë. Autoritetet maqedonase nuk lejuan dhënien e dëshmisë së tij në gjykatë. Të vetmit që mund të hidhnin më shumë dritë do të ishin pikërisht Beg Rizaj dhe Mirsad Ndreca, të cilët mbetën viktima në rrethana të paqarta.

“S’kam pas dijeni e nuk e kam ditë, as qëllimin e tyre pse janë takuar”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjesëtarë i grupit të Kumanovës. Komandant Malisheva, ishte ndër njerëzit më të afërt të Mirsad Ndrecës dhe Beg Rizajt. Në një letër të publikuar kohë më parë, ai fliste për lidhje të Ndrecës me amerikanët, pa specifikuar emra apo personalitete konkrete. Top Story, e ka pyetur Krasniqin për të mësuar diçka më shumë lidhur me këto deklarime.

“Këto mi ka thënë Mirsad Ndreca se e kemi edhe mbështetjen e amerikanëve në lidhje me procesin me ec përpara, më ka thënë se është takuar me disa amerikanë kanë biseduar e kanë dhënë sugjerime si duhet vepruar, mbështetja ka qenë edhe e gjithë politikanëve në Kosovë por qëllimi pse na sabotuan këtë s’po mundem me e thënë as unë”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjesëtarë i grupit të Kumanovës.

Lexo po ashtu:  Shqipëria, zyrtarisht zorrë qorre e Europës

Krasniqi, thotë se një ditë do të publikojë të gjithë emrat e tradhtarëve që i futën në kurth. Për të gjitha informacionet që disponon, ai thotë se është ndjerë i rrezikuar për jetën e tij. Madje, komandant Malisheva rrëfen se plani i autoriteteve maqedonase ishte eliminimi i tij, njësoj si në rastin e Ndrecës dhe Rizës. Ai ka rrëfyer për Top Story se në momentet e dorëzimit, është prezantuar me një emër të rremë, si Andi Krasniqi nga Prishtina.

Malisheva thotë se kjo e ka shpëtuar nga skenari që eliminoi drejtuesit kryesorë të grupit.

“Fati im është që nuk e kanë ditë kush jam, nga plagët e marra në fytyrë nuk e dinin kush është komandant Malisheva, desh fati të shpëtoj prej një likuidimi të mundshëm, ndaj në Prilep kanë shpif sikur doja të bëja vetëvrasje që të rioganizonin vrasjen”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjesëtarë i grupit të Kumanovës.

Episodi për të cilin ai flet, lidhet me përhapjen e një lajmi se tentoi vetëvrasjen në burgun e Prilepit. Lajmi u përhap me shpejtësi në disa media në Gusht të vitit 2015. Për herë të parë, Krasniqi jep versionin lidhur me atë që u përfol në atë kohë.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti, "Na kanë vonuar shumë, na kanë penguar gjatë, mirëpo iu ka ardhur fundi…"

“Kjo ka qenë spekulim i tyre edhe të nesërmen më ka ardhë avokati Naser Rafi më thotë je mirë? Po i them pse? Më thotë kështu kështu janë marrë me ty në TV se ke dashur të bësh vetëvrasje, i them avokat merr masa se qëllimi i tyre ka qenë të më eliminojnë. Dhe i them merr masa se këta po e përgatisin, njëherë thonë e parandaluam vetëvrasjen, dhe pastaj herën e dytë e arrijnë, unë skam dashur të bëjë vetëvrasje”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjesëtarë i grupit të Kumanovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *