Raportimet në DownDetector.com shpërthyen dhe aplikacioni ishte gjerësisht i pamundur të aksesohej. U prekën versionet desktop dhe mobile të aplikacionit.

Pavarësisht nëse jeni mësuar të punoni nga shtëpia apo të komunikoni në distancë për çështje pune edhe gjatë një dite normale, ky nuk është momenti të shkëputeni nga ekipi juaj.

Për fat të keq aplikacioni i Slack pësoi gjatë mbrëmjes një ndërprerje masive të shërbimit dhe prej gjysmë ore përdoruesit nuk mund të dërgonin mesazhe.

Problemet zgjatën për afro 30 minuta ndërsa një e nga përdoruesit filluan të rifitonin akses në shërbim.

Raportimet në DownDetector.com shpërthyen dhe aplikacioni ishte gjerësisht i pamundur të aksesohej. U prekën versionet desktop dhe mobile të aplikacionit.

Vetë Slack nuk ngurroi të pranonte problemet të cilat ishin të përhapura në disa vend të botës.

Slack është një prej shërbimeve që ka shënuar rritje galoponte gjatë periudhës së izolimit të koronavirusit së bashku me aplikacione e shërbime të tjera si Zoom, Skype, Microsoft Teams apo Google Meet.

Lexo po ashtu:  "Kur shkove ti, floku yt dridhi rrugët" - Poezi prekëse nga Syhejl HAVOLLI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *