Durov tha se monedhat që do të shpërndaheshin si pjesë e projektit, “Gram,” nuk do të ofrohen as jashtë shteteve të bashkuara.

Shërbimi i komunikimit Telegram tha ditën e Marte se do të braktisë platformën blockchain Telegram Open Network pas një beteje të gjatë me autoritetet Amerikane.

Sot është një ditë e trishtë për ne në Telegram. Njoftojmë braktisjen e projektit blockchain,” shkruante Pavel Durov në kanalin e tij në Telegram.

Një gjykatë Amerikane e bëri të pamundur për shërbimin e komunikimit përdorur nga 400 milionë njerëz të vijojë me zhvillimin e Telegram Open Network vijoi ai.

Lajmi i ditës së sotme përbën surprizë sepse vetëm para një muaji Telegram siguroi përdoruesit për lançimin e TON në Prill të 2021 dhe ofroi investitorëve një rimbursim prej 1.2 miliardë dollarësh.

Durov tha se monedhat që do të shpërndaheshin si pjesë e projektit, “Gram,” nuk do të ofrohen as jashtë shteteve të bashkuara.

Në Mars Gjykata e Manhatan vendosi në favor të një padie nga autoritetet Amerikane të cilat kërkonin ndalimin e projektit të Telegram. Ideja e Telegram u hodh në 2017-ën. Benchmark, Lighspeed Capital dhe disa investitorë Rusë investuan 1.7 miliardë dollarë në këtë projekt.

Lexo po ashtu:  “Falmë”, poezia prekëse e Robert Shvarc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *