Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka sqaruar se të njëjtit nuk kanë treguar se a kanë ardhur të punojnë apo për vizita monitoruese shëndetësore.

“Arsyeja pse ky ekip i mjekëve nga Serbia nuk është lejuar të hyjë në Republikën e Kosovës është se ka pasur një paqartësi rreth qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë, nuk e kanë sqaruar nëse vijnë për të punuar si profesionistë të huaj shëndetësor apo për vizita monitoruese shëndetësore”, ka thënë Hoti

Hoti ka theksuar se mjekët nga Serbia njësoj sikurse profesionit të tjerë duhet të respektojnë rregullat e licencimit.

“Nëse të njëjtit kanë dashur të punojnë përkohësisht në Kosovë, ata duhet të respektojnë rregullat e licencimit të profesionistëve të huaj shëndetësor dhe një nga këto rregulla është anëtarësimi individual i tyre në Odën e Mjekëve të Kosovës, krahas procedurave të tjera”, ka potencuar ai.

Mes tjerash, ai ka theksuar se mjekët nga Serbia do të lejohen të hynë në Kosovë vetëm pas verifikimit të dokumentacionit.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi, nga dallohet prej gripit sezonal dhe ftohjes normale?! LEOJE ME KUJDES dhe SHPËRNDAJE!

“Ndërsa, në rast se vijnë në Kosovë për monitorim periodik të gjendjes shëndetësore në komunat e banuara me shumicë nga komuniteti serb, ata lejohen të hyjnë në Kosovë, pas verifikimit të dokumentacionit të tyre, sikurse qytetarët e tjerë, dhe me një lehtësim se nuk i nënshtrohen karantinës si profesionistë shëndetësor, sipas rregullave që vlejnë për karantinën që janë 5, prej të cilave njëra liron mjekët nga karantinimi”, ka shpjeguar zëdhënësi i ministrisë.

Ekip i mjekëve serbë u ndalua në pikën kufitare në Merdare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *