Në mesin e 6 smartfonëve më të shitur, Samsung zuri 4 pozicione ndërsa Xiaomi 2 të tjerët.

Njerëzit po blejnë në masë telefonë Android të rangut të mesëm dhe po i zgjedhin ato përballë alternativave të shtrenjta sugjeron një raport i Strategy Analytics.

Shitjet globale të smartfonëve ishin 275 milionë në tre mujorin e parë të 2020-ës dhe telefonët Android përbënin 86% të tyre gjatë kësaj periudhe.

Në mesin e 6 smartfonëve më të shitur, Samsung zuri 4 pozicione ndërsa Xiaomi 2 të tjerët. Samsung Galaxy A51 ishte smartfoni më popullor në të gjitha rajonet, veçanërisht në Evropë dhe Azi.

Xiaomi Redmi 8 ishte smartfoni i dytë më popullor në botë i cili është shitur mjaft mirë në Indi, Kinë dhe Evropë. Në vendin e tretë ishte Galaxy S20+ me 1.7% të shitjeve gjatë këtij tre mujori, i vetmi smartfon super i shtrenjtë që shfaqet në listën e 6 smartfonëve më të shitur.

Lista më pas vijon si Galaxy A10s, Redmi Note 8 dhe Galaxy A20s paraqitur edhe në grafikun e mësipërm.

Një hulumtim i ngjashëm nga Canalys na dha një panoramë të ngjashme megjithëse i përllogaritet Redmi Note 8 dhe 8T si një produkt i vetëm duke i vendosur përpara Galaxy A51.

Lexo po ashtu:  WhatsApp së shpejti vjen me funksionalitetin unik të sigurisë

Raporti në të vërtetë nuk zbulon një trend të ri sepse seritë Galaxy A dhe Xiaomi Redmi kanë qenë telefonët më të shitur edhe vitin e kaluar. Për Apple, Canalys thotë se iPhone 11 ka qenë smartfoni më i shitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *