Alcatel Submarine Networks, në pronësi të Nokia, do të ndërtojë kabllin optik nënujor me gjatësi prej 37 mijë kilometrash, pothuajse sa gjerësia eukuatoriale e Tokës.

Facebook do të ndërtojë një kabëll optik nënujor masiv përreth Afrikës në përpjekje për të sjellë më shumë prej 1.3 miliardë banorëve të këtij kontinenti online.

Kompania e medias sociale ka bashkëpunuar me China Mobile, MTN, Orange dhe Vodafone së bashku me operatorët lokalë për të ndërtuar këtë sistem optik i quajtur 2Africa.

Alcatel Submarine Networks, në pronësi të Nokia, do të ndërtojë kabllin optik nënujor me gjatësi prej 37 mijë kilometrash, pothuajse sa gjerësia ekuatoriale e Tokës.

Objektivi kryesor i këtij investimi të Facebook është rritja konektivitetit të Afrikës. Ky kontinent aktualisht është më pak i lidhur në internet në botë ku vetëm ¼ e popullsisë ka akses.

Kablli optik do të lidhë 23 vende Afrikane, të Lindjes së Mesme dhe Evropës. Sipas Facebook do të ketë tre herë më shumë kapacitet sesa rrjeti aktual i kabllove optike që shtrihen në Afrikë.

Duke përdorur alumin në vend të fibrave të bakrit, projekti 2Africa do të ndihmojë në rritje e kapacitetit. Kompania gjithashtu është në proces ndërtimi të një tjetër lidhjeje nënujore mes Detit të Kuq dhe atij Mesdhe.

Lexo po ashtu:  GËNJESHTRAT – Dritëro Agolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *