Apple ka premtuar ta adresojë problemin me iOS 13.5, që është lajm i mirë për ata që kanë një iPhone 6S dhe më lart. Por pyetja e madhe është nëse Apple do të dërgojë përditësime edhe ata që kanë iPhone më të vjetër sesa iPhone 6S.

Në muajin Prill Apple pranoi se çdo iPhone i hedhur në treg në 8 vitet e fundit ishte i ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike përmes aplikacionit Mail në iOS.

Atë kohë kompania hodhi poshtë rëndësinë e këtij problemi sigurie me argumentin se nuk ka gjetur prova që po shfrytëzohet nga hakerët. Por një ekspert i ZecOps që ka zbuluar problemin e sigurisë, kishte kontaktuar me Forbes duke i vënë në dijeni se po shfrytëzohet nga hakerët e madje është shfrytëzuar sipas tij që prej një dekade.

Ne kemi vijuar hulumtimin tonë dhe kemi prova që ky problem sigurie por përdoret për ekzekutim kodi arbitrar në telefonët e përdoruesve. Për fat jo të mirë Apple ka vendosur të mos e adresojë,” tha Zuk Avraham CEO i ZecOps.

Në një postim në blogun e kompanisë, ZecOps ka detajuar gjetjet e reja ku shpjegon jo vetëm problemin por edhe mënyrën sesi po shfrytëzohet, dhe është prezent tek të gjithë iPhone e prezantuar nga 22 Tetori 2010 e deri më sot.

Lexo po ashtu:  Çamëria, harta e dhimbshme e Europës

Apple ka premtuar ta adresojë problemin me iOS 13.5, që është lajm i mirë për ata që kanë një iPhone 6S dhe më lart. Por pyetja e madhe është nëse Apple do të dërgojë përditësime edhe ata që kanë iPhone më të vjetër sesa iPhone 6S.

iPhone 6 është smartfoni më i shitur i kompanisë në histori dhe ende vijon të shitet përmes partnerëve të Apple.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *