Ndërsa po përpiqen për të gjetur zgjidhen më të mirë për mbarimin e sezonit, klubet angleze kanë rënë dakort për të zgjatur kontratat e lojtarëve që përfundojnë më 30 qershor. Premier League ka njoftuar ditën e sotme se çdo kontratë do të zgjatët deri në fund të sezonit, kjo pasi u votua në unanimitet në asamblenë e aksionerëve.

“Ajo që ne kemi vendosur, u jep mundësinë klubeve që të mbyllin sezonin me ekipin që kishin në dispozicion përpara ndërprerjes së kampionatit. Lojtarët mund të zgjasin kontratat e tyre përtej 30 qershorit, por kjo duhet të arrihet në mirëkuptim nga të dyja palët,” sqaroi Riçard Masters. Lojtarët tashmë kanë kohë deri më 23 qershor për të firmosur zgjatjen e kontratës.

Lexo po ashtu:  Iniesta: Goli në Kupën e Botës më shpëtoi nga depresioni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *