Tani është zyrtare: Carlos Sainz do të garojë me Ferrarin duke nisur nga sezoni i ardhshëm, në vend të Sebastian Vettel. Skuderia e Maranellos, në fakt, ka njoftuar akordin me pilotin e ri spanjoll, për sezonet 2021 e 2022, si pilot mbështetës i Charles Leclerc.

I lindur në Madrid në 1° shtator 1994, Carlos ka tashmë të grumbulluar një eksperiencë domethënëse në kampionatin e botës të Formula 1, në të cilin ka zhvilluar 102 Cmime të Mëdha në harkun e pesë viteve, duke marrë si pozicionimin më të mirë vendin e gjashtë në klasifikimin për pilotë në 2019, vit në të cilin është ngjitur për herë të parë edhe në podium, me vendin e tretë të arritur në Cmimin e Madh të Brazilit.

Carlos Sainz ka realizuar kështu ëndërrën e tij, të garojë për Ferrarin në F1, por mbetet me këmbë në tokë edhe sepse duhet të impenjohet ende këtë vit me McLaren. “Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të garoj për Skuderinë Ferrari nga 2021 e jam entuziast kur mendoj të ardhmen me këtë skuadër. Kam ende një vit të rëndësishëm për të garuar me McLaren Racing e mezi pres të kthehem të garoj në këtë sezon”, ka shpjeguar spanjolli.

Lexo po ashtu:  Arthur bindet: Juventus bëhet gati për shkëmbimin me Barcelonën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *