Neymar ka qenë ëndrra e Barcelonës që kur u largua nga Camp Nou për Paris Saint-Germain, por katalunasit e dinë se do të kushtojë shumë. S’ka asnjë dyshim për kualitetet e lojtarit, gjë që ka dëshmuar te Barcelona para se të largohet për në Francë. Por, askush s’e ka harruar ende që ishte vendimi i lojtarit për të lënë Barçën dhe mënyra se si u pagua klauzola e tij, megjithatë të shumtë besojnë se ai mund të përfundojë sërish në Barcelonë.

Për këtë ka folur edhe ish trajneri i Real Madridt, Bernd Schuster.  “Ekipi ka qenë i varfër që kur është larguar Neymar me Andres Iniestan”, tha ai. “Atyre po u mungon një lojtar që driblon dhe është i mirë një me një”. “Mendoj se Neymar është pjesa që po i mungon për të bërë diçka më shumë në Ligën e Kampionëve”. “Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann nuk i kanë dhënë Barcelonës atë që kanë nevojë”. Derisa Schuster insiston që Barcelona ta transferojë Neymarin, Carles Rexach nuk e sheh të mundshme që të ndodhë. “Duke analizuar situatën e tanishme, nuk mendoj që është e mundshme që ai të kthehet. Nuk është e realizueshme”.

Lexo po ashtu:  Roma fiton ndaj Lecces

“Unë mendoj se ai e ka kuptuar rëndësinë e Barcelonës, tani ai vërehet më pak te PSG”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *