Nonenali është një substancë e cila shkakton aromën karakteristike të pleqërisë. Sipas një studimi që është kryer për dermatologjinë hulumtuese, tregohet se rritja e nonenalit është e lidhur drejtpërdrejt me plakjen. Nonenali është bashkim kimik i cili shfaqet me shkatërrimin e thartirave yndyrore të pangopura Omega – 7 në lëkurë në procesin e oksidimit.

Lëkura, pas moshës dyzetvjeçare fillon të prodhojë më shumë thartira yndyrore edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa mbrojtja antioksidante gjithnjë e më shumë dobësohet.

Duke u dobësuar lëkura, vajrat natyrale oksidohen më shpejt dhe prodhojnë nonenalin. Meqenëse nuk është i tretshëm në ujë, nonenali mund të qëndrojë në lëkurë edhe me gjithë larjen e hollësishme. Prandaj aroma mbetet në trup por edhe në rroba.

Por si mund ta zvogëlojmë sasinë e nonenalit në lëkurë?

Dermatologët këshillojnë që të konsumohet ushqim sa më i shëndetshëm, të ndërpritet pirja e duhanit dhe e alkoolit dhe të pihet sa më shumë ujë. Prodhuesit japonezë janë të vetmit që ofrojnë sapunë specialë të cilët mund të eliminojnë nonenalin. Këta lloj sapunësh kanë në përmbajtje të tyre, ekstrakt të mollës japoneze.

Lexo po ashtu:  Kujdes! Paracetamoli rrit rrezikun e prekjes nga astma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *