Pas postimit të titullit që u mbyt në pellgishten e Perugia (“Një ditë e lagur me shi e lot”), Marco Materazzi kthehet të ngacmojë Juventus gjatë një lidhje direkte në Instagram me mikun Bobo Vieri, ku kanë folur për Inter, Kombëtaren e Tripletën (10 vjet ekzakt nga fitorja e titullit në Siena): “Kur në Barcelonë u ndëshkua me të kuq Thiago Motta i thashë: ‘Djema në stërvitemi 7 kundër 5, 9 kundër 5… Këtu jemi 11 kundër 10, mos mendojmë ta nisim nga portieri, por të mbrojmë 11 kundër 10 e ia dolëm sepse ishim të organizuar”.

Kur përmendet Tripleta nuk mund të harrohet Champions e këti ish-mbrojtësi ngacmon: “Cfarë do të ndodhte në rast të tre humbjeve në Siena, në Kupën e Italisë e në Madrid? Do vrisja veten. Kur nuk fiton e mbërrin i dyti… Ti e di më mirë se unë – i tha ai Vierit për finalen kundër Dortmund – . Juventus shkon gjithnjë aty e pastaj humb finalet. Por është vështirë të arrish. Unë humba në 5 maj e ndonjë finale të Kupës së Italisë, duhet edhe fat”.

Lexo po ashtu:  Tour De France 2019 / Gjithçka që duhet të dini

Në lidhje me 5 majin ish-mbrojtësi ka deklaruar: “Unë e them gjithnjë, nuk më duan tifozët e Juves, por ai i 5 majit ka qenë titulli më i bukur, sepse ishte i papritur. Sepse mbërritëm aty nga vite të këqinj. Pastaj gradualisht u ndërtuam, erdhën lojtarë. Pastaj shkoi si shkoi. Pòr ishte më i bukuri, ishim të fortë, kishim shumë italianë në skuadër. Kishte shumë të huaj, por kishte një shtyllë kurrizore italiane që ka shumë rëndësi, jo rastësisht Juventus është kaq i fortë sepse aty ka shumë italianë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *