Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qarqe të caktuara po duan që Serbia në të ardhmen të gjunjëzohet dhe të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Presidenti serb, duke folur lidhur me Kosovën sot, në “TV Prva”, ka deklaruar se të gjithë dinë t’iu ‘shesin mend’ dhe të flasin për zgjidhje kompromisi.

“Qëllimi i tyre është që Serbia ta njohë plotësisht Kosovën si shtet të pavarur, gjë që natyrisht nuk duam. Të gjithë ata kanë zgjidhje, edhe Lajçak (i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe Mas (ministri gjerman i Punëve të Jashtme). Provojeni, unë nuk do të marr pjesë në tregimet tuaja. Të gjithë dinë të na ‘shesin mend’ dhe të flasin për zgjidhje kompromisi”, theksoi Vuçiq.

Lexo po ashtu:  Miratohet në parim Projektligji për policinë ushtarake, Mehaj: Kosova më afër NATO-s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *