Facebook është duke u bashkuar me kompanitë e telekomit për të ndërtuar një kabllo nëndetësore prej 37,000 km për të furnizuar me internet më të shpejtë 16 shtete të Afrikës.

Ajo do të jetë kabllo më i gjatë i internetit ndonjëherë.

Ky është projekt afatgjatë i Facebookut për t’ua çuar platformën e saj të mediave sociale popullatës së re afrikane.

I gatshëm për t’u përdorur në vitin 2024, do të dërgojë internet tri herë më të shpejte se sa të gjithë kabllot nëndetsore që përdorë Afrika.

“Kur të kompletohet, kjo rutë e re do të dërgojë internet me kapacitet, madhësi dhe besueshmëri më të madhe përgjatë Afrikës, të përmbushë kapacitetin në rritje nga Lindja e Mesme, dhe të përhapë rritjen e 4G dhe 5G, dhe të jep qasje në internet për qindra milionë njerëz,” tha Facebooku në një blog, transmeton BBC.

Afrika është prapa pjesës tjetër të botës kur është në pyetje qasja në internet, me 4 deri në 10 njerëz përgjatë tërë kontinentit të cilët kanë qasje në internet, krahasuar me mesataren globale të gjashtë në 10 persona, transmeton KOHA.

Lexo po ashtu:  Sony mund të lansojë PlayStation 5 në mes të 2020

Por ky kontinent paraqet mundësi të mëdha për firma dhe biznese të teknologjisë me popullatën prej 1.3 miliardë.

Kabllot nëndetsore përçojnë shumicën e të dhënave përmes kontinenteve. Këto kabllo mund të përçojnë më shumë të dhëna dhe më shpejtë me çmim më të ulët krahasuar me metodat tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *