Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një video, në të cilën ka një mesazh për të gjithë qytetarët lidhur me tubimin e ditës së nesërme.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në videon disa sekondëshe numërohen një sërë akuzash kundër qeverisë dhe arsyet pse qytetarët duhet të ngrihen e të protestojnë ditën e nesërme.

“Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë, ndaj protestojmë.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Qeveria na ka dhunuar, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë.

Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë.

Qeveria na ka shpërfillur e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë, ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë.

Lexo po ashtu:  "Shqetësime" edhe nga Tirana për akuzat ndaj UÇK-së

Ne jemi ende shqiptarë krenarë, ne jemi ende qytetarë europianë, ne jemi ende njerëz të lirë, ndaj nuk trembemi, nuk nënshtrohemi, por ngrihemi dhe fitojmë”, thuhet në videon e postuar në “Facebook” nga ish-kryeministri Berisha. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *