Shkatërrimi i lokalitetet shumë të rëndësishëm arkeologjik të Kalasë së Lipës në Pejë ka nxitur reagime nga banorë te asaj ane.

Gazetari i “Klan-Kosovës”, Florent Zeqaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se shkatërrimi nuk po ndalet. Sipas tij, organet përgjegjëse duhet të reagojnë sa më shpejtë.

“Në Kalanë e Lipës, po nxjerrët zhavorr për me shtrua rrugë nga një kompani private( për të cilën nuk e di a ka leje nga shteti apo jo ) Ky lokalitet i takon periudhës se antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme!. Ku janë institucionet në Pejë! ku janë institucionet në Prishtinë! ku janë “ekspertet” e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë! a duhet reaguar ne teren apo vetëm nëpër konferenca dhe tryeza në ditët e Trashëgimisë. Reagoni se dikur bëhet vonë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu:  Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *