Vetë rrjeti social ka përdorur librarinë e Giphy prej kohësh në aplikacione e veta. Instagram, Facebook, Facebook Messenger dhe WhatsApp e kanë integruar këtë shërbim tashmë.

Rrjeti social Facebook do të blejë uebsajtin shumë popullor të krijimit dhe shpërndarjes së imazheve GIF për një çmim prej 400 milionë dollarësh dhe ka planfikuar ta integrojë librarinë masive të tij në aplikacionet e Facebook përfshirë Instagram.

Lajmi u bë i ditë nga Axios i cili zbuloi edhe vlerën e marrëveshje. Giphy është një prej sajteve më të mëdha në internet të imazheve GIF dhe shquhet për ofrimin e mjeteve të ndryshme për krijimin, shpërndarjen dhe kombinimin e imazheve GIF.

Vetë rrjeti social ka përdorur librarinë e Giphy prej kohësh në aplikacione e veta. Instagram, Facebook, Facebook Messenger dhe WhatsApp e kanë integruar këtë shërbim tashmë.

Sipas Facebook, 50% e trafikut të Giphy vjen nga aplikacionet e rrjetit social dhe gjysma vetëm prej Instagram. Giphy do të bëhet pjesë e ekipit të Instagram me qëllim që të bëhet më e lehtë dërgimi i imazheve GIF në historitë dhe mesazhet e Instagram.

Lexo po ashtu:  Ky është telefoni me teknologjinë e karikimit wireless më të shpejtë në botë

Për momentin çdo gjë do të ngelet njëlloj për përdoruesit e Giphy. Shumë shërbime mbështeten tek libraria e kompanisë për imazhet GIF si Twitter, Pinterest, Slack, Reddit etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *