Malësisë së Rozhajës i digjen mushkëritë dhe vatra e dijes Sh.F. “Dacaj” në Dacaj

Nga: Ali Dacaj

Zjarri i ditës se djeshme kishte kapluar depon e drurëve të shkollës shqipe në Dacaj dhe në saje të intervenimit të eskavatorve të ndërmarrjes së ndertimit të rrugëve “Euroasfalt ” depoja me plot dru e ndezur u shua në ujin e lumit pranë shkollës dhe kështu i shpëtoi djegjes shkolla gjatë ditës, por jo edhe gjatë natës, pasiqë në orën 23 dikush i vuri zjarrin shkollës nga mbrenda.

Personi i panjohur gjerë më tani nga ana e kundërt e hyrjes kishte thyer grilen dhe dritaren e shkollës dhe në zyrën e drejtorit i kishte vu zjarrin. Njësitë e zjarrfikësit kishin arritë ta lokalizojnë zjarrin dhe në saje të intervenimit ajo shpetoi pa u bërë shkrumb e hi. Pra këtu s’kemi të bëjmë me fatëkeqësi natyrore, por më fatkeqësinë njerëzore. Organër e hetuesisë për këtë rast makabër janë duke i hetuar pistat e dyshimit. Duhet theksuar se kjo shkollë është sulmuar edhe më parë duke e thyer e venë zjarrin depos së drurëve.
Ndërkaq në malet e Malësisë së Rozhajës ka shpërthyer zjarre gjithandej duke bërë shkrumb e hi me qindra hektarë pyje halore si të sektorit privat ashtu edhe ato shtetërorë.
Dacajt, fshat ky i rrethuar me pyje të dendura halore ka qenë i rrethuar me tymë e flakë për 3 orë të tëra, ku flaka e shtyrë nga era e fuqishme pos që dogji pyjet për rreth rrezikoi edhe vet shtëpitë e banimit duke hedhur flakën edhe në to.
Në këtë vorbull zjarri u dogj stalla e Vesel Dacit dhe stoqet me sanë, kurse njësia e shpëtimit dhe ajo e zjarrfikësve për rreth tre orë arritën që shtëpitë që ndodheshin afër stallës që zharri e kaploi për mbrenda sekondave. Banorët luftuan për ndaljen e zjarreve gjithandej rreth shtëpive të tyre dhe evakuan fëmijët dhe pleqtë në drejtim të qytetit.
Zjarri që po ndihmohej nga era e fortë dhe nga thatësia që po mbretëron tash disa kohë u përhap gjithandej maleve në një vi flakësh me kilometra me ç’rast me shpejtësi marramendëse i arriti majat më të larta të fshatit duke djegë tebanat dhe vikend shtëpitë e Rasim Dacit, Adnan Husiq, Rexhë Dacit, Xhevat Dacit, Sejdi Dacit.
Flaka kaploi edhe fshatin Husaj duke djegë edhe shtëpinë e Avdi Husit edhe jerevin e Shaban Ibish Husit. Po ashtu zjarri dogji pishat në grykën e Husajve dhe gjithandej malet rreth katundit duke u drejtuar drejt maleve të dendura halore të Kullës e Shtedimit.
Vlen të ceket se zjarre të furishme pati edhe në Kolenë, ku Rexhë Brales iu dogj e tëra sharra për përpunimin e drurit.
Zjarre pati dhe në fshatrat tjera të kësaj komune. Dëmet janë të mëdha në pyjet gjithandej Rozhajës.

Lexo po ashtu:  Pavarësia e Kosovës/ Rama: Urime shqiptarëve në këtë ditë të bekuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *