Aktorët shkodranë të teatrit “Migjeni” zhvilluan paraditen e sotme një protestë simbolike për të shprehur kundërshtinë  e tyre për shembjen e dy godinave në kompleksin e Teatrit Kombëtar në kryeqytet.

Përpara godinës së teatrit, të vendosur përkrah njëri-tjetrit në distancë mbanin pankarta me mbishkrimet “Unë jam teatri, trishtim kjo frikë”, “Poshtë diktatura.”

Aktorja dhe drejtorja e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka nuk e fshehu trishtimin duke e krahasuar shembjen e teatrit njësoj me prishjen e një xhamie.

Rita Gjeka: Se kam menduar kurrë. Gjithmonë kam thënë se janë fjalë por të bëhen vepra prej një artisti, vetëm ai momenti i shembjes që më del në ëndërr është njësoj sikur shemb kishat se këta e kanë forcën dhe vullnetit me i shemb kishat e xhamiat. Në fund të shpirtit tonë me teatrin kanë shembur një kishë dhe një xhami ku shkojmë dhe falemi, ku shkojmë dhe lutemi. E keqja e madhe është rinia e teatrit,  ata nuk kanë shpresë, i kanë vrarë shpresën, do Zoti që sa më shpejt kjo shpresë të zgjohet. /

Lexo po ashtu:  Folklori dhe kultura e Beratit prezantohen në Hungari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *