Smith është pjesë e Microsoft që prej 25 vitesh dhe një prej juristëve kryesorë gjatë betejave me open source.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Microsoft pranoi se qëndrimi i tyre ndaj open-source ka qenë i gabuar pasi kompania luftoi me Linux për vite me radhë për të dominuar desktopin. Ish CEO i Microsoft, Steve Ballmer e ka quajtur Linux një kancer që ngjitet kudo.
Por presidenti i Microsoft Brad Smith sot beson se kompania e ka pasur gabim. “Microsoft ishte në anën e gabuar të historisë kur open-source shpërtheu në fillim të këtij shekulli,” tha Ai.
Smith është pjesë e Microsoft që prej 25 vitesh dhe një prej juristëve kryesorë gjatë betejave me open-source.
“Lajmi i mirë është se jeta është e gjatë dhe kështu mëson se ka ardhur momenti për të ndryshuar,” shtoi Smith.
Microsoft ka ndryshuar shumë që kur e quajtur Linux një kancer. Gjiganti i softuerit sot është kontributori më i madh në botë në projektet open-source duke sfiduar Facebook, Docker, Google, Apache dhe shumë të tjerë.
Gradualisht ka adoptuar open-source që nga PowerShell, tek Visual Studio Code e madje edhe motori origjinal i javascriptit të Microsoft Edge.
Microsoft ka shkuar deri aty sa të integrojë Ubuntu në Windows 10. Shfletuesi Edge gjithashtu ka kaluar në motorim Chromium.




