Ky sukses ka ardhur edhe si rezultat i mbështetjes së Microsoft dhe Mojang Studios të cilët vazhdimisht e kanë përditësuar dhe pasuruar me funksionalitete të reja.

Mojang Studios, krijues i lojës Mincraft, dhe Microsoft lajmëruan ditën e sotme se janë shitur 200 milionë kopje të lojës që nga debutimi në 2011. Për ta vënë në perspektivë, Grand Theft Auto V është loja e dytë më popllore dhe ka shitur vetëm 120 milionë kopje.

Microsoft thotë se 126 milionë njerëz luajnë Minecraft çdo muaj. Ky sukses ka ardhur edhe si rezultat i mbështetjes së Microsoft dhe Mojang Studios të cilët vazhdimisht e kanë përditësuar dhe pasuruar me funksionalitete të reja.

Në muajt e fundit kompanitë kanë ofruar falas Minecraft: Education Edition për mësuesit si dhe integruar Minecraft Education Collection në versionin bazë të lojës që do të thotë se të gjithë kanë akses në përmbajtjet edukative të lojës deri në fund të Qershor.

Gjithashtu pas një shtyrjeje të vogël, Minecraft Dungeons do të debutoi më 26 Maj dhe një përditësim Nether falas do të bëhet i disponueshëm këtë verë.

Lexo po ashtu:  JO NAZIZMIT! Nobelisti gjerman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *