Ndërsa WeWork i ka mbajtur ambientet e hapura, ata që kanë marrë një hapësirë me qira nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Vlera e WeWork ka rënë në 2.9 miliardë dollarë bëri të ditur aksioneri kryesor i kompanisë ditën e Hënë. Rënia nga 7.3 miliardë dollarë që vlerësohej në Dhjetor në pikën më të ulët ka ardhur edhe si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

CEO i kompanisë Sandeep Mathrani tha javën e kaluar se kompania ka paguar 80% të qirave të muajve Prill dhe Maj dhe ka marrë qiranë nga 70% e konsumatorëve.

Ndërsa WeWork i ka mbajtur ambientet e hapura, ata që kanë marrë një hapësirë me qira nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Kompania ka larguar nga puan 200 punonjës në më shumë se 800 vendndodhje të ndryshme. Vlera aktuale është një rënie masive nga 47 miliardë dollarë që vlerësohej në Qershor të 2019-ës.

Lexo po ashtu:  Kështu fliste Zijadini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *