Gjiganti spanjoll duket se është dorëzuar për sivjet, pas krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi

Real Madridi nuk pritet të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës që vjen.

Por, gjiganti spanjoll pritet të jetë mjaft aktiv në vitin 2021.

E përditshmja spanjolle “AS” shkruan se “Los Blancos” po planifikojnë t’i transferojnë vitin tjetër Kylian Mbappen e Erling Haalandin, përcjell Gazeta Express.

Mbretërit synonin t’i transferonin yllin e Paris Saint-Germainit dhe atë të Borussia Dortmundit gjatë kësaj vere, por të gjitha planet ua prishi pandemia koronavirus.

Eden Hazardi, të cilin Reali e transferoi nga Chelsea verën e kaluar, mund ta kompletojë treshen e frikshme me Haaland e Mbappe.

Lexo po ashtu:  Ismajli drejt Serisë A, Reja publikon dy ekipet që interesohen për shqiptarin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *