Në 39 shtete Amerikane, sistemet gjyqësore kanë inkurajuar gjykatësit të dëgjojnë rastet përmes telefonëve dhe video konferencave.

Me proceset gjyqësore të cilat janë bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit kudo në botë, një gjykatë Amerikane në Teksas po provon diçka të re: të vijojë procesin gjyqësor përmes platformës Zoom.

Besohet se është procesi i parë gjyqësor që mbahet në SHBA përmes një platformë video konferencash. Më shumë se 20 juristë ju bashkuan këtij procesi përmes smartfonëve, laptopët dhe tabletëve e madje u transmetua edhe live në YouTube.

Procesi gjyqësor një ditor tregoi një version të shkurtër të rastit dhe dha një vendim jo final. Palët të cilat kanë parë rastin e tyre të trajtohet përpara gjykatësit do të diskutojnë dhe të përpiqen të negociojnë një marrëveshje.

Gjykatat kanë bllokuar aktivitetin e tyre që prej muajit Mars nën presioni e pandemisë së koronavirusit. Në 39 shtete Amerikane, sistemet gjyqësore kanë inkurajuar gjykatësit të dëgjojnë rastet përmes telefonëve dhe video konferencave.

Lexo po ashtu:  Google Translate vjen me një opsion të ri unik

Në 2019-ën mesatarisht trajtoheshin në gjykata 186 raste në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *