Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Britanisë së Madhe po kërkojnë nga institucionet e Republikës së Kosovës që të implementohet dhe respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës lidhur me kontestin pronësor mes Komunës dhe Manastirit të Deçanit.

Ambasada e SHBA’së në Prishtinë përmes një reagimi në llogarinë zyrtare në twitter kanë thënë se Qeveria e Kosovës për 3 vite me radhë është duke dështuar që të implementojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen pronësore në Deçan.

Sipas kësaj ambasade një gjë e tillë është një goditje për drejtësinë e barabartë dhe sipas tyre një refuzim i tillë i institucioneve për të respektuar vendimet e Kushtetueses mund të ndikojë edhe tek investitorët e huaj të mundshëm.

“Tri vjet dështim i qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pronës në Deçan/Është goditje për një drejtësi të barabartë. A mundet që ndonjë qytetar ose ndonjë investitor i huaj i mundshëm të mbështetet në gjykatat e Kosovës kur Qeveria mund të zgjedhë që të injorojë autoritetin e gjykatave”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë.

Lexo po ashtu:  Ja porosia e Kryeministrit Kurti për Gernell-in

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë të cilët kanë bërë thirrje që autoritetet e Kosovës të implementojnë vendimin e Kushtetueses i cili ka konfirmuar se pronat përreth janë të Manastirit të Deçanit.

“Në përvjetorin e e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të muajit maj 2016, që ka konfirmuar pronësinë e Manastirit të Deçanit për tokat përreth, ne bëjmë përsëri thirrje që autoritetet e Kosovës të implementojnë këtë vendim. Sundimi i ligjit duhet të aplikohet nga të gjithë, pavarësisht lidhjeve politike apo të tjera”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Lidhur me kërkesën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë ka reaguar Lidhja e Historianëve të Deçanit të cilët vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kontestin pronësor e cilësojnë si të gabuar.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ashpër ndaj deklaratës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Fhilip Kosnett, i cili ka kërkuar zbatimin e vendimit anti kushtetuese dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të majit të vitit 2016 në lidhje me kontestin pronësor në mes Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” e Komunës së Deçanit në njërën anë, dhe Manastiri të Deçanit në anën tjetër”, thuhet në reagimin e tyre.

Lexo po ashtu:  Francë/ Hetim tatimor pas shqyrtimit të përdorimit të firmave të konsulencës nga qeveria

Kontesti pronësor mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit lidhet me 26 hektarë tokë dhe fillin e ka në vitin 1946, kur atë kohë ishte vendosur që në disa prona në afërsi të Manastirit të krijoheshin dy ndërmarrje shtetërore. Konflikti kishte vazhduar qysh prej përfundimit të luftës deri kur Gjykata Kushtetuese në vitin 2016 kishte vendosur në favor të Manastirit të Deçanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *